SKAUTËT E EUROPËS NË SHQIPËRI
Skautizmi në Shqipëri 1995 - 2011
Pasi kishte shkuar për një vizitë në Katedralen Notre Dame, në Paris, Francë, Dom Ndoc Nogaj vërejti një grup që po dilte nga kisha dhe i bëri shumë pěrshtypje gjallëria dhe uniforma e tyre. Pasi mori informacione se ishte një shoqatë katolike, i propozoi sekretarit federal të shoqatës, Laureant Wallut-it që të vinte e ta formonte këtë shoqatë edhe në Shqipëri.
Laureant Wallut pranoi dhe në korrik të vitit 1995 ai erdhi në Shkodër, ku bëri një takim me këshillin e Rinisë. Më pas, në muajin tetor 1995, erdhën në Shkodër 5 përfaqësues të shoqatës skaut Belgjikë, të shoqëruar nga meshtari Wander Perre. Të shumta ishin aktivitetet e organizuara shëtitje në Velipojë, të Kala "Rozafa" Shelqet, Shtëpia e Pionierit etj.
Më 4 Janar 1996 për të katërtën herë, vjen te Kisha "Zoja Rruzare" një delegacion i skautit Europian për t'u takuar me rininë në Shkodër dhe për të analizuar realizimin e aktiviteteve dhe detyrave
Më 20 prill 1996 betohen skautistët e parë. 8 shqiptarë bëjnë premtimin Skaut në Kishën e Shna Ndout në Laç. Pas premtimit Skaut ata vendosen në perkujdesje të rreth 100 fëmijëve dhe të rinįve e të rejave të ndarë në grupmosha të ndryshme
Nga viti 1995 deri në vitin 2011 Shoqata "Udhëheqësit dhe Skautët e Europës" organizuan takime të ndryshme formimi, ndihmuan në situatat e permbytjeve, u kujdesën për rregullin në Kishën e Shna Ndout në Laç, u kujdesën për mbarëvajtjen e aktiviteteve Rinore, organizuan kampe, verore në Xhan, Theth, Lepushë, Shllak.