top of page

LIGJI DHE PARIMET

Ne ndërtojmë Europën!

LIGJI

​

Ligji i Skautëve është busulla e Eksploruersit i cili paraqitet në ditën e Premtimit,, për ta ndjekur besnikërisht gjatë gjithë jetës së tij.

Ligji është një nga bazat më të rëndësishme të pedagogjisë skaut, e cila është një edukim në liri: vetëm ai që është me të vërtetë i lirë mund të përdorë vullnetin e tij për të ndjekur një ligj. Në anën tjetër, angazhimi i marrë ndihmon për të kërkuar vazhdimisht të mirën dhe për të shërbyer në jetën e përditshme.

​

1. Skauti vendos nderin e tij për te merituar besim.
2. Skauti është besnik ndaj vendit të tij, prindërve dhe udhëheqësve të tij.
3. Skauti është gjithmonë gati për ti shërbyer të afërmit.
4. Skauti është miku i të gjithëve dhe vëllai i çdo skauti tjetër.
5. Skauti është i sjellshëm dhe bujar.
6. Skauti sheh në natyrë vepren e Zotit: ai i do bimët dhe kafshët.
7. Skauti bindet menjëherë.
8. Skauti buzëqesh dhe këndon edhe në vështirësi.
9. Skauti është i kujdesshëm për të mirën e të tjerëve.
10. Skauti është i pastër në mendimet, fjalë dhe vepra.

​

​

PARIMET

​

1. Detyra e Skautit fillon në shtëpi.
2. Skauti është besnik ndaj atdheut të tij dhe është për një Europë të bashkuar dhe vëllazërore.
3. Skauti i vetëdishëm për traditën e tij të Krishterë është krenar për besimin e tij: ai punon për të vendosur mbretërinë e Krishtit në jetën e tij dhe në ambientin përreth tij.

bottom of page