
Skaut Europë organizon aktivitetin e radhës në Velipojë!
Feb 17
1 min read
1
1
0
Skautët e Europës zhvilluan një aktivitet të veçantë në Velipojë, ku morën pjesë dhjetëra të rinj të apasionuar pas skautizmit dhe vlerave të tij. Aktiviteti u mbajt në një atmosferë dinamike dhe të gjallë, duke përfshirë një sërë lojërash dhe sfidash që synonin të forconin bashkëpunimin, kreativitetin dhe shpirtin e skuadrës ndërmjet pjesëmarrësve.
Një nga momentet më të veçanta të këtij aktiviteti ishte dëshmia e Motër Judita, një murgeshë gjermane që ka shërbyer në Shqipëri për 31 vite. Ajo ndau me të rinjtë historinë e saj prekëse mbi vitet e para të misionit të saj në vend, duke theksuar sfidat e mëdha me të cilat u përball Shqipëria në vitin 1993, një periudhë e karakterizuar nga varfëria dhe vështirësitë sociale.
Mesazhi i saj i përkushtimit dhe shërbimit ndaj të tjerëve preku zemrat e të gjithë skautëve të pranishëm, duke i nxitur ata të reflektojnë mbi rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për komunitetin. Përvoja e Motër Juditës u bë një frymëzim për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të jenë gjithmonë gati për t’u shërbyer të tjerëve me dashuri dhe përkushtim.
Ky aktivitet shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në misionin e Skautëve të Europës për të edukuar të rinjtë mbi vlerat e bashkëpunimit, përgjegjësisë dhe shërbimit ndaj shoqërisë.