
Trajnim mbi Ndihmën e Parë për Ujkonjat
4 days ago
1 min read
0
4
0
Grupi i "Ujkonjave" zhvilloi së fundmi një aktivitet formues dhe praktik, i cili kishte në qendër ndihmën e parë dhe reagimin në situata emergjente. Gjatë këtij takimi, vajzat u përfshinë në ushtrime konkrete dhe mësuan hapat kryesorë për të dhënë ndihmë në raste aksidentesh apo urgjencash.
Përmes shpjegimeve të thjeshta dhe të kuptueshme, si dhe simulimeve praktike, Ujkonjat mësuan:
Si të vlerësojnë një situatë të rrezikshme
Si të ruajnë qetësinë në momentet kritike
Si të ndihmojnë një person të lënduar deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore
Ky trajnim i ndihmoi jo vetëm të kuptojnë rëndësinë e gjakftohtësisë dhe vendosmërisë në momente të vështira, por gjithashtu forcoi tek to ndjenjën e përgjegjësisë dhe gatishmërisë për të ndihmuar të tjerët – vlera të rëndësishme në jetën skautiste dhe më gjerë.