top of page

Vizitë në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër

Jun 9

1 min read

4

1

0

Ujkonjat dhe ujqërit e grupit tonë skaut zhvilluan së fundmi një aktivitet edukativ domethënës përmes një vizite në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.

Kjo vizitë u kthye në një përvojë të thellë reflektimi dhe mësimi për fëmijët, duke i njohur me një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë – komunizmin.


Gjatë vizitës, fëmijët patën mundësinë të dëgjojnë dëshmitë tronditëse të të përndjekurve politikë, të shohin objekte autentike, si dhe të ecin në ambientet reale ku janë kryer tortura ndaj atyre që guxuan të besojnë dhe të flasin lirisht. Nëpërmjet kësaj eksperience, ata u njohën me sakrificat e panumërta që kanë bërë burra dhe gra për lirinë e besimit dhe dinjitetit njerëzor.


Ky aktivitet u kthye në një mësim të fuqishëm mbi rëndësinë e kujtesës historike. Ai i ndihmoi fëmijët të kuptojnë më mirë vlerat që gëzojmë sot – liria, dinjiteti dhe e drejta për të besuar.


Jun 9

1 min read

4

1

0

Related Posts

Comments

Share Your ThoughtsBe the first to write a comment.
bottom of page